Me mijëra persona janë grumbulluar tashmë para kryeministrisë në protestën e shtatë të opozitës jashtëparlamentare, ku mbizotërojnë thirrjet “Rama ik”

Një ditë më parë duke folur për protestën, Basha përsëriti se largimi i kryeministrit Rama është kusht i panegociueshëm.

“Ka një dhe vetëm një mesazh: Bashkohemi për ta shkulur të keqen me rrënjë, bashkohemi në protestën e nesërme në rrugën tonë pa kthim për të mos lejuar më asnjë dramë njerëzore familjare, asnjë shkelje flagrante të të drejtave dhe lirive tuaja nga një grusht horrash dhe banditësh që nuk janë më as qeveria, as Parlamenti i Shqipërisë, por banda që duhet dhe do ta shporrim me çdo kusht e me çdo çmim”, deklaroi Basha, një dit më parë nga zona e “Unazës së Re” në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri thirrje për ta shkulur të keqen nga rrënjët, duke thënë se kjo është një rrugë pa kthim.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA