Foto ilustruese

Policia e Kuçovës ka ndaluar një person i cili ishte shpallur në kërkim.

Shtetasi A.P, 46 vjeç, banues në Kuçovë i akuzuar për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim dhe Kultivim i bimëve narkotike” ishte dënuar me 11 muaj e 15 ditë burg.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi

Kuçovë

Vijon zbatimi i planit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një shtetas për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim dhe Kultivim i bimëve narkotike” i dënuar me 11 muaj e 15 ditë burg.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Berat, si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

A.P, 46 vjeç, banues në Kuçovë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat me Vendimin e datës 21.06.2017, e ka dënur me 11 muaj e 15 ditë burg për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim dhe Kultivim i bimëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme proceduriale.

Top Channel