Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, uron në rrjetet sociale, të gjithë fëmijët kudo në Shqipëri, për festën e 1 Qershorit.
Në deklaratën e tij ai shkruan, “Sot i uroj nga zemra çdo fëmije në Shqipëri: Gëzuar festën e 1 Qershorit! Buzëqeshja në fytyrat e fëmijëve tanë është gëzimi dhe motivimi ynë për të bërë gjithçka që ata të kenë një jetë sa më të shëndetshme, të kenë më shumë hapësira argëtimi, që të shkojnë në çerdhe, kopshte dhe shkolla me standarte cilësore”.
Kryetari i Partisë Demokratike, ka publikuar gjithashtu një foto i ulur mes një grupi fëmijësh, ku shfaqet tepër i buzëqeshur.
“Sot jam shpresëplotë se e ardhmja e tyre në Shqipëri do jetë më e mirë, më e sigurt dhe se ata do të rriten me mundësi si gjithë fëmijët e tjerë europian! Gëzuar 1 Qershori”, mbyll deklaratën e tij Basha.
Top Channel