Mesi i muajit maj ishte deklaruar si afati i fundit për përfundimin e ndërtimit të autostradës Tiranë-Elbasan, por punimet në segmentin Ibë-Kërrabe vazhdojnë ende dhe qarkullimin bëhet vetëm në një korsi.

Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se vonesat për hapjen e plotë për trafikun në të dyja kositë në autostradën Tiranë-Elbasan kanë ndodhur për arsye teknike. Shtrimi i asfaltit është shtyrë për shkak të motit me reshje. Ndërkohe në terren po punohet me intensitet. Shtrimi  pothuajse ka përfunduar ndërkohe që po vendoset sinjalistika  dhe mbrojtëset e rrugës. Sipas ARRSH-së,  hapja e autostradës është çeshite ditësh. ndërtimi dhe funksionimi i autostradës Tiranë-Elbasan të kthyer në një odise të vërtetë.

E nisur që në vitin 2011 afatet e përfundimit janë shtyrë vazhdimisht, edhe pse kohëzgjatja e punime ishte parashikuar në pak vite. Në 2013 qeveria Berisha inauguroi vetëm çeljen e Tunelit të Kërrabës, por saga e rrugës sapo kishte nisur. Për shkak rritjes së kostove punimet në rrugë u ndërprenë, ndërkohë që në vitin 2014 një shembje në afërsi të Ibës zbehu edhe më shumë shpresat se rruga do të mbaronte shpejt. Por në vitin 2016 qeveria mori një tjetër borxh shtesë. Projekti pësoi ndryshime, ndërkohe nga ana tjetër çdo shtyrje e afatit është shoqëruar me rritjen e kostove. Rruga që 7 vjet më parë u tenderua me 300 milionë dollarë, sot ka kapur një vlerë rreth 425 milionë dollarë për 31 kilometra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA