Wake Up/ UNICEF: Fëmijët duhet të jetojnë në qytete miqësore ku dëgjohet zëri i tyre

31/05/2019 15:27

Për herë të parë UNICEF në vigjilje të 1 qershorit, organizon një konferencë ndërkombëtare për qytetet miqësore ndaj fëmijëve.

Ekspertë ndërkombëtarë do të mblidhen dhe do të ndajnë me audiencën tonë disa nga praktikat më të mira që kanë funksionuar në vendet e tjera për t’i kthyer qytetet në një vend ku fëmijët ndihen të sigurtë për luajtur, për të eksploruar, ku fëmijët me aftësi të kufizuara të kenë mundësi të shijojnë qytetet duke u krijuar të gjitha lehtësirat e duhura.

Konferenca synon të ngrejë profilin e kësaj filozofie që, përpara çdo gjëje që pushteti lokal të bëjë, të mendojë: a është kjo e mirë për fëmijët? Ndërtimi i këtyre mjediseve duhet të jetë prioritet i qeverisë lokale duke vënë në qendër nevojat e fëmijëve. UNICEF synon ta fillojë me Tiranën; Korça ka bërë diçka, por ka ende shumë për t’u bërë.

Top Channel