Kreu i PD, Lulzim Basha ndodhet në zonën e ish-kinostudios në Tiranë në një takim me qytetarët.

Nga aty ai foli edhe për rrugën Milot-Balldren, për të cilën tha jo pak akuza kundrejt qeverisë.

Deklarata e plotë

Dikush thoshte sot se qeveria i luan lekët në kumar. Jo jo, nuk i luan në kumar. Kjo bandë kriminale në ditët e saj të fundit, duke përfituar nga avujt e furrnaltës politike që ka ndezur populli, me protestat e përditshme e të përjavshme, kjo bandë kriminale është vërsulur si kurrë ndonjëherë në histori. Dhe me ato që po luajnë janë paratë e vogëlushëve shqiptarë, është djersa e prindërve të tyre. Stekat janë të larta. 296 milionë euro është njëra prej këtyre stekave për vetëm 17 kilometra rrugë. E dini për çfarë e kam fjalën, apo jo? Për Milot-Balldrenin, rrugën e florinjtë. Bota ju ka vënë emra të ndryshme rrugëve tregtare, rruga e gurtë, rruga e mëndafshtë, por sot Edi Rama po bëhet gati të ndërtojë rrugën e florinjtë, jo për qytetarët, jo për popullin, jo për lezhjanët. Jo jo, për një grusht hajdutësh të babëzitur dhe për veten e tij.
Dua ti drejtohem çdo biznesi në Tiranë, çdo biznesi të vogël të mesëm dhe t’ju them se të gjithë taksat që keni paguar në këto 4 vite, qeverisë dhe Uriah Hipit të bashkisë, të gjitha këto taksa bashkë, janë e barabartë me këtë shumë që Edi Rama po e jep me një dorë për 17 km. Me një dorë po jep gjithë taksat tuaja në 4 vite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA