CDU: Kujdes me Shqipërinë; Anëtari i kryesisë së partisë së Merkel: Molotovi s’është zgjidhje

31/05/2019 12:22

Nga Gjermania, vazhdojnë të mbërrijnë mesazhe të përziera lidhur me vendin tonë. Një ditë më parë, Zëvendës-kryetari i grupit parlamentar CDU/CSU dhe njëherazi kryetar i grupit parlamentar të Ballkanit Perëndimor, Johann David Wadephul, thotë se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e caktuara në Këshillin e Ministrave të Jashtëm vitin e kaluar.

Ndërsa sot, mbërrin deklarata për shtyp e anëtarit të kryesisë së CDU-së, Olav Gutting, i cili shpreh mbështetjen e tij në rrugën e Shqipërisë drejt BE, e madje i bën thirrje kolegeve gjermane të tregohen më të kujdesshëm në këshillat që japin për probleme te brendshme.

“Para së gjithash Shqipëria është mikja dhe partnerja jone, dhe nuk do ta harrojmë kurrë se shqiptarët janë njerëzit më pro BE në rajon, bazuar në të gjitha sondazhet e Bashkimit Europian. Ne kemi mbështetur gjithmonë perspektivën e Shqipërisë për anëtarësim ne BE….Së dyti, duhet të jemi të ndjeshëm me mesazhet që dërgohen nga Gjermania në Shqipëri. Mosmarrëveshjet e Brendshme janë shqetësuese, por ne duhet të jemi të kujdesshëm me këshillat e dhëna Shqipërisë, për shembull lidhur me datën e zgjedhjeve”, shprehet ai.

“Ajo qe mund te themi me bindje, është se largimi nga Parlamenti apo hedhja e bombave molotov nuk janë zgjidhje. Kjo madje është e gabuar dhe nuk përputhet me vlerat tona. Mosmarrëveshjet politike duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe debateve parlamentare, jo me luftë nëpër rruge, shton ligjvënësi i CDU-së

Deklarata e plotë e deputit gjerman i CDU, Olav Gutting
Para së gjithash Shqipëria është miku ynë dhe partneri ynë dhe nuk do ta harrojmë kurrë se shqiptarët janë njerëzit më pro BE në rajon, bazuar në të gjitha sondazhet e Bashkimit Europian. Ne kemi mbështetur gjithmonë perspektivën e Shqipërisë për pranimin në BE. Me ndihmën e KfW, por jo vetëm, ne kemi investuar sasi të konsiderueshme në vend, gjë që bëri përparim të mahnitshëm nga diktatura tek anëtari i NATO-s dhe vendi kandidat për në BE.

Së dyti, ne duhet të jemi të ndjeshëm në mesazhet që dërgojmë nga Gjermania në Shqipëri. Problemet e brendshme janë shqetësuese, por ne duhet të jemi të kujdesshëm në këshillat që i japim Shqipërisë, për shembull në lidhje me datën e zgjedhjeve. Ne vetëm mund të themi se largimi nga Parlamenti dhe hedhja e molotovëve nuk është një mundësi. Kjo madje është e gabuar dhe nuk përputhet me vlerat tona. Mosmarrëveshjet politike duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe debateve parlamentare, jo përmes luftimeve në rrugë.

Së treti, ne duhet të përshëndesim përparimin e Shqipërisë bazuar në raportin e Komisionit të BE dhe të merremi shumë me përgjegjësi me rekomandimet pozitive të Komisionit për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë. Ka një progres të prekshëm.

Pajtohem që ne duhet ta shohim procesin në këndvështrimin tonë dhe ta analizojmë atë më vonë. Por kjo duhet të ndodhë përmes një dialogu.

Unë dua të përgëzoj të gjithë njerëzit dhe autoritetet shqiptare për përpjekjet dhe arritjet e tyre të mëdha. Ata kanë ende një rrugë të gjatë për të shkuar dhe probleme serioze për t’u zgjidhur. Në këtë fazë Shqipëria meriton respektin dhe mbështetjen tonë të plotë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA