Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takim me qytetarët e kryeqytetit e konsideroi lajm të trishtë veprimin e Holandës, e cila i dorëzoi sot Komisionit Europian kërkesën për kthimin e vizave për qytetarët shqiptarë.

Basha bëri përgjegjës të drejtpërdrejtë qeverisjen e kryeministrit, Edi Rama.

Deklarata e plotë

Në momentin kur Shqipëria, pas 3 rekomandimeve pozitive priste dritën jeshile të hapjes së negociatave, jo vetëm që vjen dritë e kuqe, por sot kemi një tjetër lajm të hidhur. Komisionit Evropian zyrtarisht i është dorëzuar kërkesa e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, e Holandës, për të rivendosur vizat për qytetarët shqiptarë. Ky është turpi, ky është krimi Ii Edi Ramës dhe i bandës së tij të babëzitur.

Ne jemi sot këtu të vendosur për ta çuar betejën tonë deri në fund. Dhe kjo është një betejë shprese për çdo shqiptar, kjo është një betejë ndryshimi për të gjithë njerëzit dhe jo vetëm për një grusht njerëzish.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA