Fiks fare/ Motër e vëlla nuk u njihen 4 vite shkollë se nuk kanë dokument. Punonjësja e gjendjes civile: Jam e zënë me listat e zgjedhjeve!

31/05/2019 20:47

Nikoll Gjini nga fshati Balldren i Lezhës ankohet në Fiks Fare se dy fëmijët e tij 9 dhe 10 vjeç nuk ja regjistrojnë në gjendje civile, pasi ata kanë lindur në Itali dhe certifikatat e lindjes nuk janë të pajisura me vulën apostile.

Edhe pse janë kthyer para 6-7 vitesh, katër vitet e shkollës.

Qytetari tregon se ka certifikatën e lindjes në Itali e ka përkthyer dhe noterizuar dhe në shqip, por kjo nuk është pranuar nga punonjësit e gjendjes civile.

“Po bëj 6 vite që sorollatem, fëmijët shkojnë kot në shkollë janë të shkëlqyer në mësime, por drejtoresha e shkollës më ka thënë se nuk ju quhen fare këto vite , kërkoj ndihmën tuaj ” thotë Nikolla.

Pas denoncimit gazetarët e Fiksit shkuan në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Frang Bardhi” , drejtori i shkollës sqaroi se fëmijët marrin dëftesa kanë një numër amze, por që mungon ID e tyre çka bën që të mos figurojnë në sistem. Gjithashtu ai thotë se nuk ka qenë drejtor kur këta fëmijë kanë nisur shkollën dhe por që të dy kanë mungesë dokumentacioni.

Gazetarët e Fiksit bashkë me qytetarin nga Lezha vajtën në zyrat e gjendjes civile , punonjësja , Dila Pepa tha për Fiksin se fëmijët nuk janë regjistruar, pasi në certifikatën e tyre të lindjes mungon vula apostile, pra certifikatat nuk janë të legalizuara dhe në këtë mënyrë dokumenti quhet i pavlefshëm.

Por punonjësja shprehet se para një muaji ka dalë një udhëzim nga Drejtoria e Gjendjes Civile ku thuhet se shtetasit e paregjistruar mund të pajisen me një dokument për regjistrim në shkollë dhe në sistemi shëndetësor.

” Na ka ardhur një udhëzim së fundmi nga drejtoria, në bazë të të cilit ne mund t’ju japim një dokument fëmijëve që u njihet në shkollë dhe sistem shëndetësor, por nuk i kam njoftuar s’e kam qenë shumë e zënë me punë” thotë punonjësja. Zotëria duhet të vij të interesohet vetë shton ajo, pasi unë jam duke u marr me listën e zgjedhjeve.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel