E ftuar në studion e “Top Talk”, anëtarja e kryesisë së PD, Grida Duma, tregoi se një pjesë e grupeve të punës së Partisë Demokratike dalin në terren në tre orare të ndryshme në takime me qytetarët, kryesisht me bizneset, duke u paraqitur atyre arsyet dhe alternativën, se ata kanë një tjetër zgjidhje për Shqipërinë.

“Një pjesë e grupeve të punës së Partisë Demokratike dalin në terren në tre orare të ndryshme në takime me qytetarët, kryesisht me bizneset, duke u paraqitur atyre arsyet dhe alternativën që PD ka një tjetër zgjidhje për Shqipërinë”, u shpreh ajo, duke sqaruar se është qartësimi i qytetarëve, se “Patjetër që duhet të ketë rregulla loje dhe zgjidhje të votës së lirë, por kjo duhet të vijë në përfundim për një Shqipëri më të mirë. Paralelisht po ndjekim dy rrugët. Kërkojmë rregulla loje, por edh alternativë për një Shqipëri më të mirë. Nuk ka të bëjë me zgjedhjet lokale, por me ofertën e opozitës për alternativën e saj”.

Më tej ajo tregoi edhe disa prej pikave të ofertës së PD.

“Aktualisht në këto dy ditë jemi përqendruar në programin ekonomik, që fillon nga taksa e sheshtë, pulla fiskale që do të thotë përjashtimi i biznesit të vogël nga taksimi direkt dhe indirekt. Zhdukjen taksës progresive, zhdukjen e taksimit të dyfishtë për shtresën e mesme. Janë 11 pika të tilla që prekin bizneset. Kjo betejë është për të rimëkëmbur vendin, jo thjesht një betejë që lidhet me zgjedhjet”, tha Grida Duma.

Top Channel