6 ish-deputetë të Partisë Demokratike për të cilët ka filluar ndjekja penale e konsiderojnë të pavlefshëm aktin e ndërmarrë ndaj tyre nga Prokuroria e Tiranës.

Ata janë paraqitur sot në prokurori ku janë takuar me prokurorin e çështjes të cilit i kanë bërë të ditur qëndrimin e tyre. Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj tha se u paraqitën në respekt të ligjit dhe i kanë kërkuar prokurorit të mbështeseë në prova procedimin penal.

Ish-deputetet e PD i kanë kërkuar nga Prokuroria që të nisë hetimin lidhur me një kallzim penal të depozituar prej tyre që në 19 shkurt.

Ish gjashtë deputetët e PD akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj policisë brenda ambjenteve të Drejtorisë ss policisë së Tiranës mbrëmjen e 16 shkurtit pas protestës së parë të opozitës. Policia ka depozituar në prokurori edhe videot ku duken veprimet e ish deputeteëve ndaj dy policeve.

“Për të sqaruar juve dhe opinion publik sot në orën e caktuar së bashku me kolegët duhet të paraqiteshim në cilësinë e të pandehurit. Në respekt të ligjit, jo të këtyre njerëzve, e ndjejmë të nevojshme që respekti i ligjit është për të respektuar zyrat e shtetit. Të jenë akte të vlefshme. Ju e morët vesh më përpara që ishim në procedim, ndërkohë që nuk dimë asgjë se çfarë materialesh ka policia. Për të dalë e vërteta ia çova prokurorit kallëzimin penal, janë të gjitha deklarimet.

Jo vetëm kaq, i thashë do gjesh çdo lloj deklarimi, i kërkova që ky akt që është kallëzimi penal i bërë nga ne do të duhet të hetohet. Është detyra jonë të respektojmë ligjin të japim fakte për të dalë e vërteta. Sot shqiptarët duhet të marrin fatet e tyre në dorë, për të shpëtuar vendin të dielën para parlamentit, për të nxjerrë një ditë të mbarë. “-u shpreh

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA