Foto ilustruese

1 shtetas është proceduar penalisht pasi ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit në Poliçan.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat kapën shtetasin A.Z, 46 vjeç, banues në Poliçan.

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale 1 aparat celular dhe një sasi lekësh.

Njoftimi

Poliçan/Skrapar

Kontrolle për goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme të lojrave të fatit.

Procedohet penalisht 1 shtetas pasi ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.

Në vijim të kontrolleve të befasishme në të gjithë Qarkun Berat për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat kapën dhe proçeduan penalisht shtetasin:

A.Z, 46 vjeç, banues në Poliçan.

Proçedimi penal filloi për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, pasi në ambientet e lokalit të tij, ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit(lloto sporti).

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale 1 aparat celular dhe një sasi lekësh.

Policia e Shtetit fton cilindo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.

Top Channel