Kryeministri Edi Rama tha në emisionin Open se blerja e votave nuk është një fenomen masiv dhe se kjo nuk mund të sjellë ndryshim të rezultatit të zgjedhjeve. Sipas tij, blerja e votave bëhet nga partitë e vogla. Ndërkohë, edhe një herë Kryeministri vazhdon që mbrojë Vangjush Dakon, kreun aktual të Bashkisë së Durrësit.
“Jetojmë në një sistem ku prezumimi i pafajësisë është A-ja dhe fajësinë nuk jep as politika, as gazetat, as populli, por drejtësia. Ti si opozitë ke të drejtë që të ngresh akuza, por ti nuk je i lejuar që se ti mendon kështu, unë do mendoj si ty dhe ti duhet të shkosh që t’i vësh flakën vendin. ‘Alo Niçe!’, është një frazë që nuk tregon asgjë.
Mund të jetë një ushqim për qentë, por nuk është një arsye që të mbahet peng një vend dhe të vihen në diskutim themelet e Kushtetutës.
Është për të ardhur keq, që të vihet në diskutim rezultati i PS në Durrës, duke u nisur nga një ‘Alo Nice!’. Vangjush Dako është bërë kryetar Bashkie në vitin 2007. Ka qenë partia e Sali Berishës a, kur në Durrës kemi fituar në 2009, në 2011 kohë, kur në pushtet ka qenë Sali Berisha. Tani që ne nuk kemi Sali Berishë, blekemi votat. Ta harroni se me blerje votash të ndryshosh rezultatin në zgjedhje, por është e pamundur. Nuk është një fenomen masiv, por e bëjnë partitë e vogla”, tha Rama.
Top Channel