Kërkesa për shtyrjen e zgjedhjeve në 2007, Rama: S’ka lidhje me situatën aktuale

30/05/2019 22:02

Kryeministri Edi Rama, i pyetur në emisionin Open nga gazetari Rakipllari se përse nuk ulet me Bashën për të mbyllur krizën politike,  ndërkohë që në 2007-n edhe ai ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve.

Por zoti Rama u argumentua duke thënë se precedenti i atij viti nuk ka lidhje me situatën aktuale.

“Shtyrja  në atë kohë është bërë brenda afateve ligjore dhe nuk ka qenë afati në Kushtetutë siç është sot”, tha Rama. Ndërkohë, shefi i qeverisë u shpreh se  ishte vetë Sali Berisha ai që propozoi vendosjen e afatit në Kushtetutë.

“Ka qenë Berisha në kohën kur ishte Kryeministër që ka propozuar vendosjen e afatit në Kushtetutë”, tha Rama.

Top Channel