Hetimet për masakrën e Peshkëpisë/ Merret në pyetje Bejleri. Prokuroria, provë edhe dokumentarët e Marin Memës

30/05/2019 12:59

Kujtojmë se Fredi Bejlerit, iu refuzua nga KQZ kandidimi, për zgjedhjet vendore të 30 qershorit është në listën shumë emërore të personave që po pyeten, për masakrën e Peshkëpisë.

Në prill 1994, posta e Peshkëpisë u sulmua nga organizata Mavi , ku edhe mbetën të vrarë ushtarakët, Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini, si dhe u plagosën tre të tjerë. Në përfundim të marrjes në pyetje, Bejleri deklaroi për Top channel se ka qenë në Qipro.

Prokuroria ka sekuestruar në funksion të hetimeve edhe dokumentarin e gazetarit Marin Mema, ku u rikthye në vëmendje masakra e Peshkëpisë si edhe dy episode të trajtuara në emisionin xhungël, nga gazetari Artan Hoxha. Në listën e të dyshuarve si terroristë janë 7 emra mes tyre, Jorgo Anastasulis një oficer grek , Apostolis Karvelas polic grek , por mes këtyre emrave është edhe emri i Fredi Bejlerit që në atë kohë ishte 23 vjeç.

Një vit pas këtij sulmi, grupi i drejtuar nga komando, me nofkën Pirro i parë, organizoi një sulm të dytë ndaj një tjetër reparti në Shqipëri, dhe pas reagimit në kohë të palës shqiptare, grupi u ndalua nga pala greke ku edhe u zbulua identiteti i tyre si dhe u arrestuan për armë mbajtje pa leje. Për këtë episod, Bejleri nuk dha asnjë koment.

Top Channel