Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Kuçovë.

Burime nga policia bëjnë me dije në fshatin Perondi të Kuçovës, shtetasi G.H,42 vjeç, banues në fshatin Magjat, duke drejtuar një çiklomotor ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në rrugë.

Për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Berat jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka shkuar policia për të bërë të mundur sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel