Parandalohet krimi në familje në Vlorë, policia neutralizon të moshuarin që kërcënonte me thikë familjarët Artistë të famshëm ndërkombëtarë të artit të rrugës, prej disa ditësh kane filluar të ndryshojnë fasadat e qytetit naftëtar të Patosit. Nën kujdesin e kuratorit Helidon Haliti, 10 artistë të famshëm nga bota, në bashkëpunim me bashkinë e Patosit, po ndryshojnë monotoninë e disa prej ndërtesave dhe pallateve në këtë qytet, duke i dhënë ngjyra e forma objekteve, të shndërruara pothuajse gri.
Ngjyrat dhe befasitë artistike, do të lenë gjurmën e tyre në Bashkinë e Patosit, në fasadat e ndërtesave duke u shndërruar në burim atraksioni turistik.
Grupi realizues do të përzgjedhë disa prej artistëve më të njohur ndërkombëtarë, të cilët do të marrin pjesë në aktivitetet në qytetin e Patosit gjatë këtij muaji.
Arti në fasadat e pallateve në Patos, ose muralet, do të ketë një përfaqësim të tri teknikave të ndryshme: iluzionit, 3D dhe reales. Ato do te gërshetojnë ekuilibrat midis mjedisit dhe industrisë së nxjerrës së naftës.
Top Channel