Nuk kishte ndodhur deri tani që të kapej një imazh i qartë i pandës albine. Një panda e rrallë e gjitha e bardhë është kapur nga kamerat në natyrë në një rezervuar në Kinën jugperëndimore.
Panda me sy të kuq është fotografuar nga një kamera me infrakuqe në Rezervën Natyre Kombëtare Wolong në Sichuan të Kinës, 2000 metra mbi nivelin e detit.
Li Sheng, një studiues në Universitetin e Pekinit, tha për CNN se asnjë panda gjigande albine nuk ishte regjistruar më parë. Ai u shpreh se panda albine i përket moshës 1-2 vjeç dhe ajo dukej shumë e fortë, duke hedhur poshtë argumentet se me një mutacion të tillë gjenetik është e pamundur të bësh jetë të shëndetshme.
National Geographic citoi se këto kafshë të rralla, që kanë mungesë të melaninës ose pigmentit të lëkurës, janë në rrezik të vazhdueshëm nga kafshët e tjera të egra, pasi ato kanë shikim të dobët dhe dallohen më lehtë nga ngjyra. Panda gjigante është klasifikuar si kafshë e rrallë nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës. Numri i tyre është zvogëluar në më pak se 2,000 sipas World Wildlife.
Rezerva Natyrore në Kinë po planifikon të ngrejë më shumë kamera infra të kuqe për të vëzhguar rritjen e pandës albine dhe se si ndërvepron me pandat e tjera në zonë.
Top Channel