Berisha intensifikon edhe më tej sulmin ndaj gazetarit Baton Haxhiu, të cilin e fut në rrethin e argatëve të Beogradit.

Ish – kryeministri publikon një video të një emisioni të kaluar të “Opinion”, ku Baton Haxhiu ishte i ftuar.

“Batoni e ka quajtur luftën e UÇK-së luftë civile dhe nxjerr videon.. “, deklaron në emision Berisha.

Video në fakt nuk flet për luftën e UÇK-së por për asosacionin në Veri të Kosovës, që mund të shkaktonte një luftë civile.

Pra, siç shihet, kjo është një e pavërtetë dhe mund të konsiderohet manipulim i opinionit publik…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA