21 Janari i vitit 2011, për ish-kryeministrin Berisha ishte një grusht shteti i pastër, i organizuar nga Edi Rama, me kryeprokuroren e kohës Ina Rama, presidentin Bamir Topi dhe kreun e SHISH Bahri Shaqiri.

“Rama kishte organizuar grusht shteti me presidencën, shërbimin informativ dhe prokurorinë”, tha Berisha në emision.

Për ironi, të tre këta drejtues të rëndësishëm institucionesh, ishin ngjitur në krye me mbështetjen e fortë të Sali Berishës. Sot, Bahri Shaqiri, është këshilltar kryesor pranë presidentit Ilir Meta.

“Këto janë qëndrime”, tha Mirela Milori, gazetare.

“Në Tiranë marrëzia është gjithmonë me barrë, por për fat të keq fundi i shtatëzanisë së kësaj marrëzie është gjithmonë një shenjtan. Së paku të heshtë ndaj kësaj dite. Ndaj kësaj marrëzie tonën që ne e tregojmë gjithmonë me gjak e me plumba. Nuk ka pasur asnjë grusht shteti. Ka pasur një demostratë të dhunshme. 21 janari është skeleti i zotit Berisha në dollap. Dhe jo vetëm një”, tha Lorenc Vangjeli, gazetar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA