Dita e tretë e turneut të “Roland Garros” nuk dhuroi surpriza, pasi tenistët më të rëndësishëm arritën të kualifikohen për në raundin pasardhës. Numri 1 i botës në renditjen për femra, Naomi Osaka eliminoi në raundin e parë sllovaken Schmieldova, teksa e mundi 2-1.

Osaka vuajti shumë në këtë sfidë, ku Schmieldova dominoi setin e parë me shifrat 6-0. Por, Osaka fitoi të dytin 7-6. Ky set duket se i dha goditje të fortë psikologjike sllovakes, nga e cila përfitoi Osaka, që e fitoi setin final 6-1.

Jo pa vështirësi fitoi edhe Simona Halep, numri 3 i renditjes botërore. Tenistja rumune mundi në raundin e parë australianen Tomljanoviç, 2-1.

Sfida filloi mjaft mirë për Halep, që fitoi setin e parë 6-2, por Tomljanoviç barazoi gjithçka duke fituar të dytin 6-3. Seti final rezultoi një formalitet për rumunen, që e mbylli atë 6-1 dhe krejt sfidën 2-1.

Për meshkuj, Alexander Zverev u bë protagonist i një ndeshjeje maratonë me Millman, që zgjati 4 orë e 8 minuta.

Zverev fitoi dy setet e para 7-6 dhe 6-3, e u duk se do të mbyllte shpejt llogaritë, por Millman fitoi dy setet e radhës 6-2 dhe 7-6, për ta çuar sfidën në setin final, që u fitua nga numri 5 i botës Zverev me shifrat 6-3, dhe e gjithë sfida në 3-2.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA