Dy kongresmenë republikanë i kërkojnë Marco Rubios kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë të përfshirë në korrupsion
28/10 22:54
Pak minuta pasi Komisioni Evropian rekomandoi çeljen e negociatave që tani mes Shqipërisë dhe BE, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.
Me një status në faqen e tij në Twitter, Rama, shkruan se me këtë rekomandim, konfirmohet se “Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces”.
Postimi i plotë i kryeministrit Rama
Rekomandimi pozitiv pa kushte i Komisionit Europian për çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian, konfirmon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces. Në 15.00 komunikim i përbashkët publik me ambasadorin e BE
Top Channel