“Reporter pa kufij” i ka kushtuar një artikull dhunës që është ushtruar në protestat e opozitës ndaj punonjësve të medias.

Reporterët pa Kufij (RSF) shqetësohen për këto sulme të përsëritura dhe u kërkon autoriteteve të mbrojnë gazetarët.

“RSF është kundër klimës aktuale të frikësimit dhe dhunës kundër gazetarëve dhe u bën thirrje autoriteteve që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ndaluar sulmet”, tha Pauline Adès-Mével.

“Përpjekjet e vendit për reforma demokratike dhe perspektivat e saj për përparim në rrugën drejt Bashkimit Evropian kalojnë përmes një dënimi të drejtpërdrejtë të kësaj dhune dhe retorikës së disa përfaqësuesve të zgjedhur ndaj shtypit. Duke pasur parasysh situatën aktuale politike dhe fillimin e zgjedhjeve lokale më 30 qershor, RSF është i shqetësuar se incidentet e reja mund të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Shqipëri. BE-së”, thuhet në reagim.

Në artikull përmendet edhe rasti i operatorit të Top Channel, Besfort Kryeziu i cili mbeti i plagosur në protestë.

Në një intervistë për Top Channel, më herët gazetarë të ndryshëm u shprehën për këtë gjë.

“Mbaj mend që mes të maskuarve ishte dhe një zonjë me moshë sa të mamasë time që sulmonte. Njerëzit duhet të na shohin ne si persona që bëjmë një profesion dhe pasqyrojnë atë që ndodh në terren dhe jo si keqbërës, nuk jemi të tillë”, thotë Eno Xhaja, operator i Fiks Fare.

Arsen Rusta punon prej 15 vjetësh në gazetari. Ai thotë se Italia është i vetmi vend në Europë që ka një Institut privat për pensionin e gazetarit.

“Po ndodhin ndryshime në Kodin Penal dhe askush nuk e kategorizon dhunën ndaj gazetarit si vepër më vete, ashtu si për mjeket dhe mësuesit. Ka ardhur koha që gazetari të ketë një status”, shprehet Arsen Rusta.

Esiona Konomi që prej 5 vjetësh ndjek aktivitetet opozitare dhe qeveritare thotë se në tubimin e fundit protestuesit rrethuan makinën me logo dhe nuk e lejonin të lëvizte, duke dhunuar fizikisht disa prej reportereve të Report tv.

“Zoti Basha dhe zoti Rama ndahen per 1000 arsye, por janë në unison në sulmin ndaj gazetareve dhe operatoreve që sa vjen dhe po shtohet”, thotë Esiona Konomi.

Klodiana Lala punon prej gati 15 vjetësh në terren si gazetarë kronikë.

“Ta marrin vesh njëherë e mirë, policia, qytetarët dhe politika që gazetari është i shenjtë. Ai është aty për të raportuar ngjarje me paanshmëri, detaje që publiku nga shtëpia nuk i sheh”, shprehet Klodiana Lala.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA