Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurores Rovena Gashi. Ky vendim ka efekt të menjëhershëm.

Gashi, me detyrë pranë Prokurorisë së Përgjithshme u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për shkak të problemeve me pasurinë. Sot trupi gjykues i KPA, vendosi edhe në prani të vëzhgueses ndërkombëtare, se zonja Rovena Gashi subjekt i rivlerësimit për shkak të funksionit të saj si prokurore të shkarkohet nga detyra.

“Lihet në fuqi vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e Rovena Gashit. Vendimi është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm,”-tha gjyqtarja që dha vendimin.

Gashi nuk ishte e pranishme gjatë shpalljes së vendimit, duke mbajtur të njëjtin qëndrim si dhe në seancën dëgjimore me (20 korrik), ku refuzoi Komisionin me argumentin se vendimi për të dhe shumë të tjerë ishte i paracaktuar.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel