Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar lidhur me publikimin e Raportit nga Komisioni Europian, për hapjen e negociatave me BE.

Nëpërmjet një postimi në Twitter ai e ka konsideruar një “certifikatë domethënëse e progresit të gjithanshëm të vendit.

Lleshaj shkruan se vlerësimet e larta për angazhimin e policisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe kanabisit, “japin inkurajim për thellim të mëtejshëm të suksesit.

“Raporti i Progresit të BE për Shqipërinë, një certifikatë domethënëse e progresit të gjithanshëm të vendit.
Vlerësimet e larta për angazhimin e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar e kanabisit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar janë inkurajim për thellimin e mëtejshëm të suksesit”, shkruan Lleshaj.

Top Channel