Policia e Fierit ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e një 36-vjeçari, i cili kishte thyer lejen e dhënë nga burgu i Fierit duke mos u kthyer më në qeli.
G.T, 36 vjeç, banues në Ballsh, u arrestua pranë një qendre tregtare të Fierit. Ai ishte shpallur person në kërkim sepse kishte thyer lejen shpërblyese, të dhënë nga I.E.V.P Fier ku ishte duke vuajtur dënimin prej 7 vitesh për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.
Tashmë ai duhet të përballet me akuzat e reja si; “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Nga kontrolli i ushtruar i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa si dhe një dokument leje drejtimi greke e dyshuar e falsifikuar. Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel