Dhjetëra “DJ” mblidhen në Shëngjin
29/05/2019 15:00
Shëngjini hap këtë fundjavë sezonin turistik. Duke filluar nga kjo e premte dhe deri në datën 2 qershor, në zonën e Ranës së Hedhun, po jo vetëm, “Unum festival 2019” do të jetë risia.
Zona bregdetare e Ranës së Hedhun është e përzgjedhura e organizatoreve, që e kanë konsideruar si një ndër peizazhet e fundit të paprekur në Europë, që ofron ambientin ideal që të shijohet nga turistët nga e gjithë bota.
Në zonën e Ranës së Hedhur po bëhen përgatitjet e fundit për datën 31 maj për të startuar “Unum Festival”, ku do të performojnë rreth 50 DJ me famë botërore.
Në Shëngjin, pritet që këtë vit të kenë si rezidentë të përkohshëm rreth 6 mijë turistë të huaj.
Top Channel