Pas rekomandimit nga KE për çeljen e negociatave për Shqipërinë, Taulant Balla, i cili mban edhe postin e bashkë-kryetarit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, ka përshëndetur vendimin e marrë.

Në reagimin e tij, Balla thekson se edhe në këtë Progres Raport shprehet qartë se rruga për hapjen e negociatave kaloi detyrimisht nëpërmjet Reformës në Drejtësi.

E sipas tij “Rekomandimi pozitiv është inkurajim dhe përgjegjësi për Qeverinë dhe Partinë Socialiste për të vazhduar në rrugën e reformave.

Reagimi i plotë i Taulant Ballës
Komisioni Europian rikonfirmon rekomandimin pa kushte për fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut??????

Ky rekomandim bazohet tërësisht në progresin e arritur, plotësimin e detyrave të vendosura në kalendarin e përcaktuar nga Këshilli Europian në Qershor 2018 dhe në ecurinë impresionuese të procesit “screening”, pararendës i negocijatave për anëtarësim.

Tashmë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të presin miratimin e rekomandimit nga Këshilli Europian (vendet anëtare të BE), një vlerësim politik që në disa vende përfshin edhe konsultimin e parlamenteve kombëtare. Këshilli Europian do të përcaktojë edhe datën për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit.

Edhe në këtë Progres Raport shprehet qartë se rruga për hapjen e negociatave kaloi detyrimisht nëpërmjet Reformës në Drejtësi, e cila për hir të së vërtetës ka qenë krye-detyra e shumicës sonë parlamentare.

Reforma në Drejtësi është pa dyshim një prioritet kombëtar për shkak të rëndësisë që ka për të ardhmen tonë europiane.

Ashtu siç e theksuan sot Komisioneri Hahn dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së Mogherini, Reforma në Drejtësi në Shqipëri ka dhënë rezultate konkrete?.

Megjithatë reforma të tilla të thella kanë nevojë për unitet kombëtar dhe politik. Për fat të keq këtë Reformë, të cilën e mbështesin 94% e qytetarëve, opozita e ka sulmuar sistematikisht duke hedhur baltë cdo ditë ndaj implementimit të saj.

Rekomandimi pozitiv është inkurajim dhe përgjegjësi për Qeverinë dhe Partinë Socialiste?????për të vazhduar në rrugën e reformae.

Top Channel