Finalizohet në Shkodër operacioni policor i koduar “Dukagjini”, për kapjen e një personi të shumëkërkuar. Në pranga ka rënë 42-vjeçari Lush Pjollaj, i cili fshihej në një banesë në fshatin Vuksanaj të  Dukagjinit.

Ai rezulton i dënuar në vitin 2013 nga Gjykata e Shkodrës me 23 vjet burgim për veprën penale “Vrasja me paramendim”, pasi me datën 12 shtator 2012 në lagjen Pjollaj të fshatit Vuksanaj, ka vrarë me armë zjarri shtetasin M. T. 56 vjeç për motive  gjakmarrje.

Gjithashtu u kap dhe u ndalua një tjetër person i shpallur në kërkim, Edmond Beqari, 40 vjeç, banues në Shkodër, pasi është i dënuar nga Gjykata e Shkodrës me 5 vjet e 6 gjashtë muaj burg për veprën penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet iu referuan Prokurorisë Shkodër për veprime të mëtejshme

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA