Kejsi Bardhi akrobatja 7-vjeçare e cirkut e la Shqipërinë dy muaj më parë. U desh fare pak kohë që “diamanti”, siç e kishin cilësuar 7-vjeçaren, të shkëlqente në Gjermani, ku po jeton bashkë me familjen.  

Thotë se i mungojnë njerëzit në Shqipëri, nëna e gjyshi. Me datën 1 Qershor, do të shfaqet në “Da Supertalent”, që zhvillohet në Gjermani.

Ka zënë shoqe e shokë të rinj.

Gazeta ‘Morgen’, ka shkuar “A ka kocka kjo vajzë? Nëse po, atëherë i paska prej gome”

“Unë u habita që kisha dalë në gazetë”, shprehet vogëlushja.

“Neve presim që Kejsi të lidhë disa kontakte që ta marrin në menaxhim”, shprehet Manjola Bardhi, nëna e vajzës.

Në cirkun e Tiranës stërvitej nga 3 orë në ditë dhe shpërblimi i vetëm ishin duartrokitjet.

Këtu kemi gjetur vlerësimin për Kejsin. Talenin nuk pyetka për asnjë barrierë, thjeshtë ai shfaqet dhe shkëlqen”, vijon të tregojë e kënaqur nëna e vogëlushes.  “Unë e mendoj veten që do bëhem një artiste”, shprehet vajza.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel