Zgjedhjet e 30 qershorit, Rama mbledh shtabin elektoral
28/05/2019 19:16
Kryeministri Edi Rama ka nisur një darkë pune me deputetët dhe ministrat në ambientet e vilës 31 në ish-bllok.
Është një darkë pune për të koordinuar fushatën elektorale të 30 qershorit.
Top Channel ka mësuar se fushata elektorale do të nisë nga Tirana me një tubim elektoral që do të mbahet më 1 Qershor në ambientet e Parkut Olimpik ora 17:00.
Të parët që kanë mbërritur në vilën 31 ishin kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe ministrat Blendi Klosi e Ogerta Manastriliu.
Pjesë e kësaj darke pune është edhe i gjithë shtabi elektoral i PS përfshi edhe grupet e komunikimit.
Top Channel