Raporti “Qeverisja vendore në Shqipëri, situata aktuale” i Shoqatës së Bashkive nxjerr në pah një sërë problematikash, të trashëguara ndër vite por edhe të prodhuara nga reforma territoriale e 2015.

Shoqata vë në dukje pamjaftueshmërinë financiare të 61 bashkive për të plotësuar dhe përmirësuar shërbimet për qytetarët. Një prej objektivave të reformës administrativo-territoriale ishte ulja e kostove operative dhe të shërbimeve përmes reduktimit të burimeve njerëzore, që konsideroheshin të tej fryra.

Sa është realizuar ky objektiv?

Nga raporti i Shoqatës së Bashkive kuptohet që jo vetëm këto kosto nuk janë ulur, në një pjesë të bashkive nuk janë përmirësuar as shërbimet në drejtim të qytetarëve të tyre dhe për më tepër, numri i punonjësve në pushtetin vendor është rritur me rreth 40 për qind.

Top Channel