Turistë mbi motor. Të apasionuarit pas udhëtimeve zgjedhin majin të vijnë në Shqipëri

28/05/2019 20:25

Turistët tregojnë se kjo është periudha më e mirë për të pushuar në jugun e Shqipërisë, pasi nuk ka trafik dhe rrugët janë të lira për të udhëtuar me motora dhe biçikleta.

Këta janë të huajt aventurierë, që nuk e vizitojnë Shqipërinë vetëm për detin dhe qetësinë, por dhe për çdo mundësi që vendi ynë ofron.

Stefano po rikthehet në Shqipëri, udhëtimi i tij i dytë në rrugët gjarpërushe të jugut. Vetëm se këtë herë, ka marr me vete dhe shokun e tij Italian.

Top Channel