Të fjeturit 9 orë përgjatë natës i bën keq memories po njësoj si 5 orë gjumë. Dihet se njerëzit që flenë më pak se pesë orë në natë mund të kenë probleme me kujtesën.

Por një studim ka gjetur të njëjtat efekte edhe tek ata që marrin 9 orë gjumë në natë. Kërkuesit shkencorë vëzhguan rezultatet e testimit tek 400. 000 njerëz të cilëve iu kërkua që të memorizonin 6 çifte letrash bixhozi.

Krahasuar me ata që flinin 7 orë, ata që flinin 9 orë bënë të njëjtin numër gabimesh sa ata që flinin 5 ose më pak orë.

Rezultatet treguan se të fjeturit shumë ndikon në tru po njësoj si të fjeturit pak. Ekspertët besojnë se njerëzit që flenë për një kohë të gjatë mund të kenë cilësi më të ulët të gjumit, gjë që parandalon që truri të komunikojnë siç duhet, duke i vendosur ata në rrezik të kujtesës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA