Prej ditës së hënë, në Universitetin e Tiranës ka nisur shpërndarja e Kartës së Studentit. Nëpërmjet kësaj karte, studentet e universitetit të tiranes do të përfitojnë lehtësira jo vetëm nga administrata shtetërore, por edhe bizneset private.

Leonard Bokçiu, student ne ne vitin e dyte ne fakultetin ekonomik per administrim biznesi, ishte ndër studentët e parë që morën kartën e studentit.

“Aplikimi ishte i lehte, zgjati mund te them me pak se 2 minuta. Sa bëra aplikimin mora direkt kartën, sa u printua edhe fotografia”, tha Leonard Bokçiu, student.

Një ndër pikat që studentët përfitojnë, është ajo e transportit, ku do të kenë mundësi të përdorin transportin publik për 6 mijë lekë të vjetra në muaj.

“Tani tregova abonenë e përgjithshme të cilën me para, pa kartën e studentit e merrja 1600 lekë të reja ose 16 mije leke të vjetra, ndërsa nga muaji tjetër do ta marr me 600 lekë të reja ose 6 mijë lekë të vjetra nëpërmjet kartës së studentit”, tregon Leonard Bokçiu, student.

Përfitime studentët kanë edhe për t’u argëtuar, ku ata mund te zgjedhin te shkojnë në kinema ose teatro, si dhe nëpër muze dhe galerite e artit.

“Me kartën e studentit, unë biletën e Teatrit Eksperimental e mora me 200 lekë të reja”, tha Leonard Bokçiu, student.

Brenda muajit korrik, pritet që me Kartën e Studentit të pajisen 80 mijë studentë në Universitetin e Tiranës.

Top Channel