Humbi Kristiano Ronaldon dhe pati një sezon të dështuar, por këto nuk e penguan Realin e Madridit të marrë vendin e parë si skuadra më e vlefshme në futbollin europian këtë vit.

Pasi triumfuan me 3 Liga kampionesh radhazi, Blankos e ngritën në 2.2 miliardë Euro markën e tyre, 10% më shumë sesa viti paraardhës.

Raporti financiar i KMPG mbi 32 klubet kryesore në kontinentin e vjetër solli zhvillime në majën e renditjes, me mancester Junaitid që u detyrua të dorëzojë fronin, madje do ti rrijë larg të paktën dy vjet për shkak të dështimit për tu kualifikuar në Champions.

Në vendin e tretë në renditjen e më të vlefshmëve në futbollin europian është Bajerni i mynihut me një diferencë të vogël nga Barcelona.

Të drejtat televizive, marketingu i produkteve zyrtare, potenciali sportiv, shitjet dhe madje edhe ndjekësit në rrjete sociale, kontribuojnë në tortën e milionav, gjithcka e llogaritur përmes algoritmeve.

Në analizën financiare, bie në sy gjithashtu se skuadra me rritjen më të madhe krahasuar vitin e kaluar, është Inter.

Zikaltërit arritën mes drithërimash të kualifikohen në Champions, por kanë pësuar një shtim vlere 41%, falë manovrave financiare dhe reklamave në Azi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA