Në vitin 2004, shtetasit E. D iu hapën probleme me drejtësinë duke u akuzuar për shpërdorim detyre. Pas një odiseje të gjatë nëpër gjykata, ky shtetas sot është 44 vjeç, por ende nuk ka një vendim përfundimtar pasi dosja e tij prej 3 vitesh pret të gjykohet në gjykatën e lartë.

Me rënien e gjykatës së lartë, që ka mbetur me vetëm dy gjyqtarë, avokati i tij është në kërkim të një gjykate. Për këtë shkak mbrojtja do t’i drejtohet gjykatës së Strasburgut me parashtrimin se me vonesat në gjykim, shteti shqiptar i ka shkaktuar 44 vjeçarit jo vetëm dëm material, por edhe moral dhe psikologjik.

Në çështjen penale i thuhet gjykatës së Strasburgut janë ezauruar të gjitha mjetet juridike, siç është edhe rekursi në gjykateën supreme që nuk është me funksionale.

Specifikisht pretendon avokati Ilir Qafa në çastin që ka një stok të tillë që nuk dihet sa do zgjasë , klientit të tij i cënohet direkt e drejta për një gjykim brenda afatit të arsyeshëm.

Përmes avokatit ankuesi pretendon se pasi e kërkuan të drejtën nga sistemi ligjor në vend , shteti shqiptar dështoi t’i garantojë drejtësi.

Nga ana tjetër stoku i dosjeve të arkivuara ka shkuar në 31 mijë e 400 çështje që presin prej vitesh të gjykohen, por në detyrë gjenden vetëm Xhezair Zaganjori dhe Ardian Dvorani, ndërkohë që gjyqtari i tretë Medi Bici është zgjedhur si anëtar i KLGJ.

Gjatë vettingut gjykata e Lartë humbi gjashtë anëtarë që u shkarkuan brenda një viti , ndërsa katër të tjerë ishin dorëhequr në bllok pas përfundimit të mandatit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA