Meta pret delegacionin amerikan, kërkon zgjidhje të shpejtë të krizës politike

28/05/2019 10:59

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur këtë të martë një delegacion amerikan të përbërë nga anëtarë të stafeve drejtuese të Kongresit amerikan, si dhe Këshillit të Atlantikut.

Në krye të delegacionit ishte zv.presidenti i Këshillit të Atlantikut, me seli në Uashington, Damon Wilson.

Duke njohur delegacionin amerikan mbi zhvillimet e brendshme politike, Meta thuhet të ketë kërkuar zgjidhje sa më të shpejtë të krizës aktuale dhe ka theksuar nevojën për reflektim të menjëhershëm, sipas komunikatës së shpërndarë nga Presidenca.

Ndërkohë, ndër temat e diskutimit kanë qenë edhe ato të zbatimit të Reformës në Drejtësi, mbështetur në Kushtetutën e Shqipërisë, si dhe hedhjen e hapave të nevojshme drejt integrimit në BE.

Meta ka folur edhe për rolin e Shqipërisë në rajon, si një faktor kyç për stabilitetin, por nuk ka lënë mënjanë domosdoshmërinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve tona, Shqipëri e SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA