Kujtim Gjuzi në “Top Talk”: Rama me 28 deputetë të fituar me presione e blerje votash

28/05/2019 16:35

Në studion e Top Talk këtë të martë ka qenë i ftuar, kreu i i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, i cili ka marrë edhe mandatin e deputetit pas djegies së mandateve nga ana e opozitës.

Në studion e “Top-Talk”, teksa theksoi se ai dhe partia që ai përfaqëson kanë qëndrim opozitar, Gjuzi u rreshtua me të njëjtën linjë me PD-LSI, se një pjesë e mirë e mandateve që ka PS në Kuvend janë fituar përmes presioneve, blerjes së votave, por edhe blerjes së vetë deputetëve.

“PS ka 50 deputetë të palëvizshëm, sepse janë votë e majtë. Ai ka trendin që të bëjë një qeveri, por jo me 24 mandate shtesë, plus 4 që ia mori një partie tjetër. Janë 78 vota që Rama ka në Kuvend. Janë 28 vota që shkojnë në favor përmes presionit, blerjes apo edhe dhunës”, u shpreh Gjuzi, duke shtuar Rama duhet të tërhiqet dhe tani është momenti i duhur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA