Ishte viti 1963, kur në spitalin e Shkodrës u paraqit një kirurge e re. Ishte Zyliha Kraja, një vajzë e brishtë që sapo kishte përfunduar studimet në Çeko- Sllovaki.

Edhe sot pas 56 vitesh, ajo vijon të njëjtën rutine pune teksa asiston në çdo ndërhyrje kirurgjikale. Profesioni është i vështirë, por kënaqësia që të dhuron një ndërhyrje e dalë më sukses është shumë herë me e madhe, rrëfen 79 vjeçarja.

Ndonëse gjatë periudhës së komunizmit nuk ishin kushtet e duhura të punës, kishte me shumë përkushtim ndaj pacientit. Momenti më i vështirë gjatë gjithë karrierës së saj, ka qenë viti 1997 kur doktoreshë Zyli doli në pension.

Për kolegët e sallës së operacionit, këshillat dhe prania e doktoreshës në çdo ndërhyrje kirurgjikale janë shumë të rëndësishme.

Dashuria për profesionin, familjarizimi me kolegët si dhe përkushtimi ndaj pacientëve , e ka bërë doktoreshë Zylihanë të pazëvendësueshme.

Mesa duket “veterania” e pavijonit të kirurgjisë ka zgjedhur që ti shërbejë komunitetit derisa fuqitë t’i shterojnë me po të njëjtin vullnet dhe pasion si ditën e parë të punës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA