Fiks Fare bëri një vëzhgim mbi disa zyra noteriale në Tiranë, ku vulën dhe firmën e noteres e vendosin asistentët e tyre.

Ky veprim është i kundërligjshëm, pasi noteri e ka vulën personale me elementë përkatës siç janë emri, mbiemri, skema dhe vendndodhja e zyrës noteriale. Por në vëzhgimin që Fiks Fare bëri asnjë nga zyrat noteriale nuk e respekton ligjin.

Fillimisht bashkëpunëtorët e Fiksit iu drejtuan zyrës noteriale të noteres Majlinda Demollari ,ku bashkëpunëtori i Fiksit shkon për të njehsuar dëftesën e pjekurisë. Në zyrë nuk ndodhet noterja , por asistentja e saj e cila në bisedë e sipër pohon se aspiron të bëhet notere dhe aktualisht në këtë zyrë po bën stazhin 2 vjeçar. Ajo pasi përpilon dokumentin e vulos dhe firmosë dokumentin sikur të ishte ajo noterja.

E njëjta procedurë ndiqet edhe në zyrën noteriale të noterit Dritan Gjana. Bashkëpunëtori kërkon të noterizojë një kopje të dëftesës së pjekurisë dhe njëra nga asistentet e cila edhe prezantohet ia noterizon në moment. Për të vërtetuar që kjo nuk ishte thjesht një rastësi , bashkëpunëtori i Fiksit shkon edhe një ditë tjetër pranë zyrës se noter Gjanës. Kësaj radhe ai gjen në zyrën noteriale asistentet tjetër të noterit e cila edhe ajo ka dorë të lirë në vulosjen dhe firmosje e dokumenteve njësoj si noteri. Por kësaj radhe bashkëpunëtori kërkon të noterizojë një dokument për invaliditet i cili është fotokopje pasi origjinalin nuk e ka . Edhe pse e tillë asistentja pa e vërtetuar fare e firmos dhe vulos sikur të ishte origjinali.

Fiks Fare kontaktoi me kryetaren e Dhomës Kombëtare të Noterëve, znj Mimoza Sadushi, e cila në mënyrë kategorike konfirmoi se ligji shprehet qartë dhe e ndalon përdorimin e vulës dhe firmës nga persona të tjerë përveç noterit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA