Pushimet verore po afrojnë, dhe nëse për fëmijët janë gëzim dhe çlirim nga detyrat e përditshme, për prindërit janë një stres, pasi ku do t’i çojnë fëmijët?

Duke qenë se pjesa më e madhe e prindërve janë në punë, kontrolli për fëmijët apo argëtimi i tyre gjatë 3 muajve të verës kthehet në problem.

“Shkolla duhet të organizojë aktivitete gjatë kësaj periudhe. E dimë që ka kurse private, por shkon 80 euro java dhe me rrogat tona është e papërballueshme”, thonë prindërit.

“Unë do të rri në shtëpi, unë do të iki tek nëna”, shprehen fëmijët.

“Në kohën tonë gjatë verës shkonim nëpër kampe verore nga një muaj”, thotë një ish mësuese.

“Unë do të rri vetëm në shtëpi”, thotë një fëmijë.

“Ndërsa ne do të udhëtojmë me kroçere”, tregon një tjetër.

“Normale që ky është jo një problem i një individi, por mbarëkombëtar”, thotë një prind.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA