Në Paris nisi turneu i dytë “Grand Slam” i vitit në tenis, “Roland Garros”. Bie në sy rikthimi pas 4 vitesh i Roger Federer, me zviceranin që e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme këtë turne të rëndësishëm, teksa eliminoi në raundin e parë italianin Lorenzo Sanogo me rezultatin 3-0.
Numrit 3 të renditjes botërore iu deshën vetëm 1 orë e 41 minuta për të mposhtur kundërshtarin e tij, teksa i fitoi setet me rezultatet 6-2, 6-4 dhe 6-4.
Për në raundin e dytë u kualifikua edhe talenti grek, Stefanos Tsitsipas, që mundi gjermanin Marterer me rezultatin 3-0. Numri 6 i botës ishte superior ndaj rivalit të tij dhe i mbylli setet 6-2, 6-2 dhe 7-6, brenda 1 ore e 48 minutash lojë.
Në kampin e femrave bie në sy eliminimi i Venus Williams që në raundin e parë. Tenistja amerikane u mund nga tenistja ukrainase, Elina Svitolina, me rezuiltatin 2-0. Svitolina ishte superiore ndaj Venus Williamsit duke i fituar setet e sfidës me rezultatin 6-3 dhe 6-3.
Me vështirësi u kualifikua për në raundin e dytë Garbine Muguruza, me tenisten spanjolle që mundi Townsend me rezultatin 2-1. Ishte Townsend ajo që fitoi setin e parë 7-5, por Muguruza përmbysi gjithçka, duke fituar dy setet e tjera me rezultatet 6-2 dhe 6-2.
Top Channel