“Rikthehet” Hasbi Kasa: Iu thaftë dora kush nuk më voton më 30 qershor

27/05/2019 20:25

I njohur për shprehjen “I rëntë kanceri në grykë atyre që s’më votojnë”, kur kandidoi në 2001-shin për deputet, Hasbi Kasa ka vendosur të kandidojë sërish, këtë herë për bashkinë e Këlcyrës.

“Jam alternativa dhe zgjidhja për tërë problemet e njerëzve”, shprehet ai për Fiks Fare, duke thënë se nuk është faji i atij që nuk fiton, por i atyre që nuk i japin votën.

Teksa premton legalizimin e hashashit dhe prostitucionin, Hasbi Kasa ka edhe një mallkim për ata që nuk do ta votojnë: Iu thaftë krahu e mendja, e mbetshin të ngrirë në jetën e tyre!

Për më tepër ndiqni intervistën e Fonit…

Top Channel