Pas fitores së “Big Brother VIP 5”, Selin shpërthen në lot teksa takohet me mamanë, ja ç’ndodhi në prapaskenë Ndryshe nga sa ishte vendosur në përfundim të protestës së 25 majit, opozita e bashkuar ka vendosur që protestën e radhës zhvillojë jo më 31 maj, por në 2 qershor.
Ndryshimi i datës së protestës njoftohet se bëhet në respekt të Natës së Kadrit, e shtyrja më datë 2 bëhet edhe në respekt të Ditës së Fëmijëve.
“Nisur nga fakti qe data 31 Maj është Nate Kadri, në respekt te besimtareve myslimane; dhe nisur nga fakti qe data 1 Qershor është Dita e fëmijëve; Protesta kombëtare do të mbahet më datë 2 Qershor 2019, ora 19.00, përpara Kryeministrisë”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se kryeministri Rama ka vendosur 1 Qershorin si ditën e çeljen e fushatës elektorale nga PS, datë e vendosur pasi opozita paralajmëroi 31 majin si ditën e protestës, datë që përkon edhe me hapjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit në një periudhë normale politike.
Top Channel