257 kg produkte mishi janë bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Po ashtu u bllokua edhe ambienti ku kryhej therja e paligjshme e kafshëve të gjalla.

Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se subjekti kryente procesin e therjes së kafshëve të gjalla në mënyrë të paligjshme në një ambient të improvizuar, ngjitur me njësinë e tregtimit të mishit. Ambienti ishte tejet i amortizuar, i vogël në hapësirë dhe nuk plotësonte asnjë normë të kritereve higjeno-sanitare apo teknike-teknologjike për procesin e therjes së kafshëve të gjalla.

Mbetjet teknologjike të procesit të therjes së kafshëve të gjalla (ujërat, gjaku etj…), përfundonin në kanal duke mos u grumbulluar dhe u trajtuar në ndonjë ambient të posacëm, duke kontaminuar kështu mjedisin përreth.

Njoftimi

Konfiskohen per asgjesim 257kg produkte mishi, bllokohet ambjenti ku kryhej therja e paligjshme e kafsheve te gjalla

Ne vijim te informacionit të ardhur në platformen e komunikimit te Autoritetit Kombetar te Ushqimit nga qytetare te pergjegjshem qe njoftojne raste te cenimit te sigurise ushqimore, Drejtoria Rajonale e AKU ne Durres ushtroi kontroll ne subjektin Ramiz Shala (Katundi i Ri, Durres) per therjen e paligjshme të kafshëve të gjalla dhe tregtimit të produkteve ushqimore të pasigurta.

Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se subjekti kryente procesin e therjes së kafshëve të gjalla në mënyrë të paligjshme në një ambjent të improvizuar, ngjitur me njësinë e tregtimit të mishit. Ambjenti ishte tejet i amortizuar, i vogel ne hapsire dhe nuk plotesonte asnje norme të kritereve higjeno-sanitare apo teknike-teknologjike per procesin e therjes se kafsheve te gjalla. Mbetjet teknologjike te procesit te therjes së kafshëve të gjalla (ujërat, gjaku etj…), përfundonin në kanal duke mos u grumbulluar dhe u trajtuar në ndonjë ambjent të posacëm, duke kontaminuar keshtu mjedisin përreth.
Ne te njejtat mjedise të papërshtatshme ku kryhej therja e kafsheve te gjalla, subjekti përgatiste në mënyrë të paligjshme edhe produkti ushqimor  “Sallam” per te cilin subjekti nuk kishte asnje dokumentacion ne formen e kartes teknologjike apo etikete, mbi përbërësit dhe proçesin e pergatitjes së tij.
Në subjekt u evidentuan 257 kg produkte ushqimore (mish dhe nenprodukte te tij) të pacertifkuara e të pavulosura nga veterineri zyrtar dhe pa dokumentacionin përkatës (specifikisht 219 kg mish gjedhi, 14 kg mish deleje dhe 24 kg sallam).

Per shkeljet e evidentuara, AKU vendosi masat administrative:

1. Gjobë në vlerën 100 000 lekë për therje të kafshëve të gjalla në mënyrë të paligjshme,

2. Gjobë në vlerën 150 000 lekë për mungesën e gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore,

3. Konfiskimi te produktet ushqimore (të cilat do t’i nënshtrohen procesit të asgjesimit) dhe mjetet e punës (çengela, thika etj..) me te cilat eshte kryer aktiviteti i paligjshem.

4. Bllokim i ambientit te improvizuar dhe te perdorur për kryerjen e procesit te paligjshëm te therjes se kafshëve të gjalla.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit falenderon dhe fton çdo konsumator të përgjegjshëm që nëpërmjet raportimeve te bëhet pjesë e sfidës tonë të përbashkët dhe te kontriboje cilesisht ne suksesin e betejes për sigurinë ushqimore.

FOTO GALERI
19/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA