Javën e ardhshme do të nisë shpërndarja e Kartave Studentore, çka është një tjetër premtim i mbajtur i kryebashkiakut Veliaj. Gjatë inaugurimit të shtëpisë-muze të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi dje se studentët do të përfitojnë tarifa tepër të ulëta për të vizituar muzetë në kryeqytet.

“Nga sot muzeu ‘Kadare’ do të jetë i hapur, madje për studentët, duke qenë se bashkë me ministren, javën tjetër fillojmë shpërndarjen e Kartave Studentore, për studentët është me 80 % ulje. Pra, thuajse falas për të gjithë studentët. Ndërkohë, sigurisht që ka oferta të ndryshme për ata që janë turistë, që janë grupe, për fëmijët, është gjithashtu falas”, bëri të ditur Veliaj.

Nëpërmjet Kartës së Studentit, studentët do të përfitojnë shërbime me çmime të reduktuara jo vetëm për transport, por edhe për shërbime të tjera.

Në Kartën e Studentit janë të përfshira tarifa të reduktuara për teatër apo kinema, muze galeri, kontroll shëndetësor, barna me rimbursim, paketa shëndetësore, strehimi social, stadium, pallat sporti apo edhe palestër, shtëpi pushimi dhe në zonat e mbrojtura, shërbimet bankare apo kredi, kurse profesionale si dhe zero tarifë për bibliotekat e lagjeve dhe qendrat shumëfunksionale.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA