Vajzat po nxitojnë për të qepur fustanet e maturës. Porositë në rrobaqepësi dhe atelie kanë nisur që një muaj më parë dhe dita ditës shtohen. Veç përgatitjes për provimet, ato duan të jenë të sigurta  që  do të shkëlqejnë në mbrëmjen e maturës. 

Dhe për këtë, duhet të jesh gati kohë para datës së festës.

“Pse ke zgjedhur të kesh gati fustanin e maturës kaq shpejt?”, e pyet gazetarja e Top Channel maturanten Alda Dervishi.

“Sepse jam në prag të provimeve dhe jam shumë e stresuar e doja që çdo gjë të mbyllej para. Më pëlqen shumë fustani, është shumë i bukur ashtu siç e imagjinoja! pashë në internet dhe zgjodha këtë Më pëlqejnë shumë fustanet e gjata dhe për këtë është shumë më i mirë, fustani i gjatë”, tregon maturantja.
“Sa më të madh e të bukur ta kërkosh fustanin, çmimet janë më të larta. Fillojnë nga 80 mijë -100 mijë lekë, por për shembull ky fustani këtu e ka porositur një tjetër maturante dhe është 300 euro i gjithi”, tregon Ela Sula, rrobaqepëse.

Modelet më të kërkuara të fustaneve vijojnë të jenë të gjatët dhe të fryrë, por ndryshe nga vitet e shkuara vajzat po luajnë me ngjyrat.

“Fustanet me tyl janë gjithmonë të preferuara. Ngjyra e zezë është gjithmonë në modë, por kanë filluar të guxojnë edhe me ngjyra më të ndezura, më verore”, thotë rrobaqepësja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA