Shpesh gjatë lëvizjeve të tyre në grup, ata tërheqin vëmendjen me zhurmën që lëshojnë motorët. I bashkon pasioni dhe dëshira për adrenalinë, ndërsa udhëtojnë sa në një vend, në tjetrin, duke ofruar shpesh një spektakël të vërtetë.

300 motoristë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia janë bërë pjesë e edicionit “Born to Ride”, i cili u zhvillua për herë të parë në Korçë. Një parakalim që tërhoqi vëmendjen e të gjithë kalimtarëve nga zhurma që lënë pas dhe veçantia që i karakterizon, motoristët sollën një event të veçantë duke ndarë kështu me të gjithë pasionin e tyre.

Nisma për këtë organizim erdhi nga grupi i motoristëve korçarë, “Riders Legend”, ndërsa synimi është që ky të kthehet në një event të përvitshëm.

Top Channel