Një muaj para 12 qershorit, datës së provimit të parë të maturantëve, këshilli i ministrave miratoi rritjen e notës mesatare për regjistrimin në universitet.
Drejtoresha e Politikave dhe Zhvillimit të Arsimit, Zamira Gjini tregon për Top Channel se janë të paktë nxënësit që preken nga ky ndryshim dhe që parashikon se vitin tjetër mund të rritet edhe më shumë.
“Në këto Fakultete Edukimi duhet të kemi studentë më cilësorë, ndaj nga viti në vit nota mesatare e maturantëve që duan të studiojnë në programet e mësuesisë është rritur, vjet u vendos 7 dhe këtë vit 7.5 .Ndërsa për të gjithë studentët e tjerë në programet e tjera të studimit nota mesatare është rritur nga 6 në 6. 5. Ne kemi bërë një studim në lidhje me numrin e maturantëve që sa ndryshon nëse do të rritet nota mesatare. Pasi ne do e rrisim këtë vit, por vitin tjetër mund ta rrisim edhe më shumë”.
Nga ana tjetër, disa prej maturantëve gjenden të papërgatitur përballë kësaj barriereje për hyrjen në universitet.
Disa të tjerë skeptikë e të painformuar, por të shumtë janë ata që mbështesin këtë vendim.
Top Channel